“32 vjet ta kam dhënë votën me zemër”, militanti: Po të më thotë Berisha ‘prije krahun’, e pres (VIDEO)

Në foltoren e radhës të zhvilluar nga kreu i opozitës, Sali Berisha, nuk munguan deklaratat emocionale dhe shfaqjet e mbështetjes së fortë nga militantët e pranishëm. Mes tyre, një moment që tërhoqi vëmendje ishte deklarata e një mbështetësi, i cili tha se kishte ardhur nga Londra vetëm për të marrë pjesë në takim dhe për të shprehur besnikërinë ndaj liderit të Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij, militanti u shpreh se prej 32 vitesh ia ka dhënë votën Berishës “me zemër”, ndërsa përdori edhe një frazë ekstreme për të ilustruar këtë besim, duke deklaruar se nëse do t’i kërkohej të “priste krahun”, do ta bënte pa hezitim.
Me sa duket, militantët e kanë kuptuar se nuk kanë ç’i japin tjetër Berishës për ta ndihmuar, veç ndonjë gjymtyre.