“Një ta çash e një ta mbash!” Saimir Korreshi publikon gjendjen mizerabël të spitalit të Lushnjes

Me dokumenta dhe një shkrim në rrjetet sociale, deputeti demokrat Saimir Korreshi denoncoi kushtet skandaloze në spitalin e Lushnjes.

Menjëherë pas kësaj deklarate një tjetër e pasoi, kësaj here ka qenë pikërisht  Spitali i Lushnjes i cili përmes një reagimi zyrtar përgenjështroi akuzat e deputetit demokrat.

Por, vetë Korreshi nuk e ka lënë vetëm me deklarata në “Facebook” dhe mëngjesin e sotëm ka shkuar pikërisht për të parë nga afër situatën. Ai e ka filmuar situatën në të cilën spitali ndodhet duke ironizuar kështu “standartet teknike” për të cilat shprehej spitali.

 “Mirëmëngjes të gjithëve! Këtu jemi te pika e oksigjenit që thoshte brenda kushteve teknike, ja ËC, oturak, çdo gjë brenda kushteve teknike. Tani të presim edhe drejtorin meqë i thamë në orën 8. Vetëm kushte teknike s’janë këto.

Ta presim drejtorin se mos vjen. Edhe ambulancën e ka të parkuar drejtori edhe… ta shikojmë njëherë kushtet e spitalit. Godina prapa krahëve të mi është oksigjeni. Presim njëherë se mos vjen deri në orën 8”, thotë Korreshi, ku me video ka treguar qartë kushtet mizerabël në të cilat ky spital ndodhet, duke filluar nga tualetet, te muret e vjetra, dyert e shkatërruara dhe korridoret e mbushura me ujë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT