“Trita Hospital” pretendon pafajësinë për vdekjen e biznesmenit italian, familja del me AKUZA të rënda ndaj tyre, Prokuroria e Tiranës sekuestron kartelën mjekësore

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për të zbardhur vdekjen e biznesmenit italian, Massimo Ferro i cili humbi jetën pas një operacioni të kryer në spitalin privat “Trita Hospital”.
Burimet bëjnë me dije se prokuroria ka sekuestruar kartelën mjekësore.
Massimo Ferro u nda nga jeta menjëherë pas një operacioni të kyer në spitalin privat, për ngushtimin e stomaku.
Në lidhje me këtë ngjarje familjarët e viktimës kanë bërë me dije se biznesmenit nuk iu bënë kontrolle përpara se të futej në operacion.
Biznesmeni italian ndërroi jetë në ambientet e QSUT mbrëmjen e 22 dhjetorit, pasi pësoi një arrest kardiak.
Sakaq, kujtojmë se ditën e djeshme mediat italiane raportuan se autopsia nxorri në pah se trupi i biznesmenit ishte mbushur me lesh.
Në lidhje me këtë tragjedi, “Trita Hospital” reagoi ditën e djeshme duke bërë me dije se operacioni ndaj biznesmenit italian është bërë në përputhje me të gjitha procedurat e nevojshme mjekësore.
Trita Hospital nënvizoi se vetëm rezultatet e rejka do të zvbulojnë shkakun e vdekjes se biznesmenit. Edhe pse familja ditën e sotme bëri me dije se ndaj Massimos nuk u ushtruan kontrollet e nevojshme mjekësore, spitali privat pretendon pafajësinë deri në daljen e rezultateve të reja.