“Ishte në ëndrrat e Nuredinit”, Henrik Hoxhaj tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë të kërkuarin e drejtësisë Altin Ndoci dhe si u dështoi plani: Donim ta vrisnim me snajper brenda burgut por…

Tashmë prej 13 Janarit, Altin Ndoci është ia rratisur dhe i këkruar nga drejtësia, porn ë mungesë të tij të pandehur të tjerë i kanë përmendur emrin e kanë rrëfyer planet që kishin bërë më parë për ta vrarë.

Bëhet fjalë për Henrik Hoxhajn, i cili ka dëshmuar rreth krimeve të “Plumbit të Artë”. Hoxhaj është shprehur se kishte marrë porosi për ta vrarë Altin Ndocin por plani i kishte dështuar për shkak të pandemisë së Covid.  Ai tregoi se porosia ishte bërë nga Erjon Alibej, i akuzuar nga SPAK në të njëjtin rast e njëherashi edhe një dëshmitar.

“Bije shumë në sy”, kështu e përshkroi situatën e atëhershme Hoxhaj, i cili e konsideroi këtë “ekspozim” si një pengesë për planin. Përpjekjet e dyta për ta vrarë Ndocin nisën pas arrestimit të tij.

“Ne jemi interesuar për ta vrarë Altin Ndocin me snajper brenda në burg. Nuredini e diskutonte me mua. Ishte në ëndrrat e Nuredinit, por nuk e kemi realizuar”, u shpreh Hoxhaj.

Hoxhaj është nën akuzë për një sërë ngjarjesh kiriminale të cilat janë zbërthyer nga i penduari Nuredin Dumani. Henrik Hoxhaj pranoi se kishte marrë pjesë në vrasjen e Dorian Shkozës, një krim i kërkuar nga Erjon Alibej, të cilin të pandehurit e lakojnë me nofkën “Krymi”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT