Shqipëria kundër vendimit të Trump, Bushati: Për shkak të BE ‘tradhtuam’ SHBA
Shqipëria votoi kundër propozimit të Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit. Votimi i kësaj rezolute u mbajt në OKB ku 9 vende shprehën votën e tyre kundër propozimit të Trump.Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka sqaruar votën kundër të Shqipërisë në OKB.Ai u shpreh: “Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë çështje. Shqipëria i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jerusalemin, bazuar në një numër të konsiderueshëm dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit të saj të linjëzuar me Bashkimin Evropian”.