Dy orë në SPAK për 21 Janarin, Berisha ia ‘ngec’ Bashës dhe Prendit: Më thanë se do shkelësh mbi kufoma nëse…

Ish-kryeministri Sali Berisha, për herë të parë përballet me SPAK për krimin shtetëror të 21 Janarit.

Pasi iu shmang dy herë fletëthirrjeve, Berisha prej 2 orësh u mor në pyetje nga prokurori Alfred Shehu si person që ka dijeni për vrasjen e 4 protestuesve në bulevard më 2011, kur Edi Rama asokohe drejtues i opozitës protestonte para zyrës së tij kryeministrore.

Sali Berisha: Isha njeriu i rrethuar, dritaret e të cilit u goditën me gurë. Mu kërkua të largohem ose do të shkelje mbi kufoma. Ministri dhe komandanti i Gardës më erdhën në zyrë . Isha njeri në detyrë. Më thanë të largohem nga zyra. Ajo ishte zyra ime dhe u thash nuk lëviz. Qendrova në zyrë deri në fund.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT