VIDEO/ Në samit me “ujë me vete”! Frika nga helmimi? Presidenti i Azerbajxhanit befason në Bishek, batuta e Pezeshkian: E solle për veten, jo për ne!

Një moment i pazakontë dhe plot humor është regjistruar gjatë Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Bishkek të Kirgistanit, ku presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe homologu i tij iranian, Masoud Pezeshkian, thyen për pak çaste formalitetin e takimit diplomatik.
Në pamjet e publikuara nga samiti, Aliyev i drejtohet Pezeshkianit për ujin mineral të vendosur në tavolinë nga organizatorët. Presidenti azerbajxhanas i sugjeron homologut iranian të mos pijë ujin gjeorgjian dhe i propozon në vend të tij një shishe me ujin “Istisu”, të cilin e kishte sjellë nga Azerbajxhani.
Pezeshkiani e priti me buzëqeshje propozimin e Aliyevit dhe iu përgjigj me humor:
“E solle për vete, jo për ne!”
Batuta shkaktoi të qeshura mes personave të pranishëm. Aliyev vijoi me gjestin simbolik dhe i shërbeu ujë “Istisu” presidentit iranian, përpara se të mbushte edhe gotën e tij. Momenti mori vëmendje edhe për shkak të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe prejardhjes së Pezeshkianit. Presidenti iranian ka origjinë azerbajxhanase, duke e bërë takimin me Aliyevin një moment me interes të veçantë në kuadër të kontakteve dypalëshe.
Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, ku liderë të vendeve anëtare u mblodhën për të diskutuar çështje rajonale dhe ndërkombëtare.
Megjithëse takimet e nivelit të lartë zhvillohen zakonisht nën një protokoll të rreptë, shkëmbimi i shkurtër mes Aliyevit dhe Pezeshkianit solli një moment të rrallë informal, që tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale.