FOTO/ E rëndë në Malin e Zi, rusi vret 3 persona në poligonin e qitjes dhe arratiset me makinë, mister motivet!

Tre persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri sot në Danilovgrad të Malit të Zi (1 shtator), ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për një shtetas rus, 30-vjeçarin Mihail Shabunin, i dyshuar si autor i ngjarjes.

Viktimat janë identifikuar si Petar Globareviç, 24 vjeç, nga Podgorica, Momir Radonjiç, 67 vjeç, nga Danilovgradi, dhe Nemanja Kapor, 20 vjeç, nga Podgorica.

Të tre punonin në poligonin e qitjes “Češka Zbrojevka”, në zonën përreth Danilovgradit.

Sipas dyshimeve të autoriteteve, pas krimit Shabunin (foto poshtë) mund të jetë larguar me një automjet tip “Seat Cordoba”, i cili rezulton në pronësi të babait të njërit prej viktimave.

Policia malazeze vijon kërkimet për kapjen e të dyshuarit, i cili dyshohet i armatosur.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të njoftojnë menjëherë policinë nëse e shohin ose kanë informacion mbi vendndodhjen dhe lëvizjet e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT