PLAS sërish në Kuvendin e Kosovës! Opozitës “nuk i del e keqja” me pozitën, lagen me ujë deputetët e Albin Kurtit, pezullohet takimi me migrantët

Është zhvilluar me tensione takimi i mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, pasi mësohet se deputetja Donika Gërvalla është lagur me ujë nga deputetja Ganimete Musliu. Përplasja mësohet se ka ndodhur me të mbërritur në Kuvend Donika Gërvalla, deputete e grupit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministre në detyrë e Drejtësisë, e cila hyri në seancë për të takuar mërgatën në kuadër të aktivitetit që Kuvendi i Kosovës ka organizuar për mërgimtarët.

Njëzëri opozita i ka kërkuar Gërvallës që të thërrasë seancën konstuitive të Kuvendit, mirëpo kjo e fundit njëjtë si Albin Kurti, i ka thirrur ata që fillimisht të takohen për të arritur një marrëveshje politike.

 “Ejani në takim, pse s’po vini, pse keni frikë?”, ka thënë Gërvalla.

Papritur kjo e fundit mësohet se është lagur me ujë nga deputetja, Ganimete Musliu, ndërkohë që përplasja është zhvendosur nga Gërvalla, te një tjetër deputet i Vetëvendosjes, Ardian Gola. Edhe këtij të fundit opozita i ka kërkuar të njëjtnë gjë si Gërvallës, thirrjen e seancës.

Një sjellje të tensionuar dhe komunikimin me tone të larta ka pasur dhe ndaj Arbërie Nagavcin, deputete dhe ish-shefe e grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Mësohet se deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi e ka shtyrë deputeten e LVV-së, Arbërie Nagavci duke i kërkuar të dalë jashtë sallës. Nagavci tha se mungesa e vazhdimit të seancë konstituive është për shkak të mungesës së arritjes së një marrëveshje politike.

“Shumë keq që kjo sallë të shndërrohet në vend të përplasjes, kjo është një sallë ku duhet të diskutohet për idetë politike e ku deputetët duhet të vijnë të kryejnë obligimet e tyre… Arsyeja siç e dimë të gjithë për mos vazhdimin e seancës nuk është mungesa e deputetëve por është mungesa e gatishmërisë për marrëveshje politike. Ne jemi të interesuar që të konstituohet Kuvendi dhe të vazhdohet pastaj me zgjedhjen e qeverisë dhe presidentit të vendit, sepse konstituimi i Kuvendit sa për të shkuar në zgjedhje nuk është as i nevojshëm as i duhur”.

Momentalisht është pezulluar aktiviteti i Kuvendit me mërgatën, pasi bëhet me dije se po vijojnë përplasjet në sallën e seancave plenare. Kjo nuk është përplasja e parë e ashpër mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pasi në seancën e mbajtur të shtunën që lamë pas, pasi mbylli fjalën e ti Albin Kurti u qëllua me vezë brenda Parlamentit, nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT