PAMJE TË RËNDA! Autori plagosi familjarët në Podujevë, momenti kur me armën në dorë godet me tytë të plagosurin (EMRAT)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi mesditën e kësaj të enjte Podujevën, ku katër persona mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Nga pamjet e siguruara nga mediat vendase shihet momenti kur autori pasi dyshohet se qëlloi me armë ndaj katër personave, nuk u ndal me kaq, por godet me grushte, shkelma, si dhe me tytën e armës një prej të plagosurve.

Burime paraprake bëjnë me dije se autori është arrestuar nga policia, ndërsa të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

PAMJE TË RËNDA! Autori plagosi familjarët në Podujevë,

Autori i ngjarjes

Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se autori dhe tre prej të plagosurve kanë lidhje familjare, ndërsa personi i katërt dyshohet të ketë qenë një kalimtar i rastit që u përfshi në ngjarje.

Tre nga të plagosurit janë identifikuar si F. Zejnullahu, A. Xhemajli  dhe A. Islami, ndërsa identiteti i personit të katërt nuk është bërë ende publik.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe zëdhënësi i Policisë, i cili ka bërë të ditur se personat e përfshirë në incident dyshohet se kanë lidhje familjare dhe se konflikti mund të ketë qenë i natyrës familjare, megjithatë motivi i saktë mbetet ende i pakonfirmuar dhe është pjesë e hetimeve.

 “Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se katër persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor“, njoftoi Policia e Kosovës më herët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT