Edi Rama mbledh të premten grupin e zgjeruar të PS

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten në orën 9:30 grupin e zgjeruar të PS, raportohet në media.
Kjo mbledhje vjen në një javë kur do të mbyllet sesioni aktual i Parlamentit.
Ndërkaq sot protesta qytetare ka hyrë në ditën e 51-të të saj, ku kërkesa kryesore është dorëheqja e Edi Ramës dhe e qeverisë.