5 turistë gjermanë kërkojnë ndihmë në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

Pesë turistë gjermanë janë bllokuar në vështirësi në zonën e malit të Çikës, pranë majës së Qorres, duke aktivizuar menjëherë një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi.

Pas marrjes së sinjalit SOS, në terren janë nisur efektivët e forcës speciale Delta Force, shërbimet e Policisë së Vlorës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM), si dhe një infirmier, të cilët po ngjiten drejt vendndodhjes së turistëve.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej turistëve ka pësuar probleme shëndetësore ose është lënduar gjatë lëvizjes në terrenin e thyer dhe të vështirë malor. Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar të plotë mbi gjendjen e tij.

Operacioni i shpëtimit vijon, ndërsa priten informacione të tjera për ecurinë e ndërhyrjes dhe gjendjen e pesë turistëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT