“Zvërneci quhet SHQIPËRI”, Taulant Balla i kthehet ashpër Fredi Belerit: Epiri i Veriut ka VDEKUR bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta mbajnë gjallë

Debati për projektin e Zvërnecit është kthyer në çështjen e ditës në vendin tonë, ku ka pasur akuza nga politika shqiptare se pas protestave qëndron Greqia. Shkak është bërë një postim i eurodeputetit Fredi Beleri, i cili e quan Zvërnecin tokë greke.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar ashpër kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili, në një postim në Facebook, i kujton Belerit se Zvërneci është në Shqipëri dhe se termi “Epiri i Veriut” ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta mbajnë gjallë.

Sa u përket të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë, sipas Ballës, vendi ynë i respekton ato dhe nuk duhet bërë politikë duke shtrembëruar historinë.

Postimi i plotë i Ballës:

O Zoti Eurodeputet Beleri, Zvërneci është në shtetin që quhet SHQIPËRI. Termi Epir i Veriut ka vdekur bashkë me cdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta mbajnë gjallë. Prandaj lutem zbato emërtesat zyrtare që të kërkon Parlamenti Europian.

Sa i përket angazhimit të Shqipërisë ndaj shtetit të së drejtës, mbrojtjes së të drejtës së pronës dhe të drejtave të pakicave kombëtare të jeni të sigurtë se këto për ne janë detyrime kushtetuese, ligjore dhe angazhime europiane. Mos bëj politikë duke shtrembëruar fakte dhe historinë. E vazhdojmë në Strasburg muajin tjetër këtë diskutim për gjithçka bëjmë ne për pakicën shumë të respektuar greke në Shqipëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT