Zgjedhjet në Kosovë, Kaja Kallas apel liderëve politikë: Formoni sa më shpejt qeverinë

Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ndërsa vlerësoi si demokratike dhe gjithëpërfshirëse zgjedhjet në Kosovë, e konsideroi vazhdimin e dialogut me Serbinë si element kyç për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Në një reagim për platformën “X”, Kallas u bëri thirrje liderëve politikë në Kosovë të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

“Kosova, me zgjedhjet e saj demokratike dhe gjithëpërfshirëse, ka hapur rrugën për të lënë pas më shumë se një vit bllokadë politike. Liderët politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin sa më të shpejtë të qeverisë”, ka deklaruar ajo.

“Përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, mbeten thelbësore për avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian”, është shprehur Përfaqësuesja e Lartë e BE-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT