ZBULIM i rëndësishëm: Inteligjenca Artificiale mund të parashikojë sinjalet që i paraprijnë tërmeteve, ndihmesë e madhe për sizmiologët

Parashikimi i tërmeteve ka qenë deri më tani një ndër sfidat më të vështira, madje edhe e pamundur në mes të gjithë përpjekjeve të shkencëtarëve të botës. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe kërkimeve ende nuk është bërë e mundur të zbulohen sinjalet të cilat tregojnë se sa shkatërrues është një tërmet edhe kur do të ndodhë ai.
Mirëpo së fundi, mendohet se kjo mund të bëhet e mundur, përmes Inteligjencës Artificiale, e cila sipas disa kërkimeve të fundit thuhet se mund të njohë automatikisht sinjalet që i paraprijnë një tërmeti, duke analizuar të dhënat e lidhura me lëvizjen e çarjeve të Tokës.
Ky përparim vjen nga “Machine Learning”, një metodë automatike e pambikëqyrur, pa udhëzime të paracaktuara, që identifikon ngjashmëritë ose strukturat në të dhënat që i paraprijnë një tërmeti.
Ka qenë një grup shkencëtarësh ata të cilët kanë nxjerrë të gjitha të dhënat nga pesë tërmetet më të rëndësishme në të gjithë globin, e më pas ky informacion u përpunua nga alopritmi i cili katalogoi dhe më pas klasifikoi të dhënat, ndryshimet e të cilave i paraprinë lëkundjeve.
Kjo ende nuk ndihmon në parashikimin e rënies së tërmeteve, por nxori në pah se në cilët tregues duhet të përqendrohet një studim sistematik i parashikimit të mundshëm të tyre.
Pavarësisht këtyre përparimeve të jashtëzakonshme në zbulimin e sinjaleve sizmike, IA ende nuk mund të parashikojë paraprakisht kohën ose vendndodhjen e saktë të tërmeteve të mëdha . Institucionet kryesore, përfshirë Shërbimin Gjeologjik të SHBA-së (USGS) , theksojnë se tërmetet janë procese fizike shumë komplekse dhe kaotike nën sipërfaqen e Tokës. Në vend të kësaj, IA shkëlqen në paralajmërimet e hershme, përpunimin e të dhënave dhe zbulimin e modeleve që i ndihmojnë sizmologët të kuptojnë më mirë mekanikën e defekteve.