VIDEO/ E krahason me Spiropalin, Adriana Kalaja thumbon Jorida Tabakun: Është dhelpër! Më vjen keq ta quaj…

Avokatja dhe aktivistja e PD-së, Adriana Kalaja, e cila njihet edhe për mbrojtjen e kafshëve, gjatë një interviste për Lolitën, është pyetur se kë sheh si “mace” në Partinë Demokratike.

Kalaja tha se nuk sheh askënd si mace, por thumboi Jorida Tabakun, për të cilën tha se mund ta quajë “dhelpër”.

Kotele nuk mund ta quaj, por as mace, se e di sa keq më vjen? Dhelpër mund të quaj Jorida Tabakun”, tha avokatja.

Më tej, Kalaja tha se nga ana e Partisë Socialiste sheh si “dhelpër” Elisa Spiropalin, për të cilën shtoi se i vjen keq kur e krahasojnë me Mamicën e Skënderbeut.

Ndërsa nga PS-ja, një dhelpër e mirë mund të ishte Elisa Spiropali. Mua më vjen shumë keq kur Elisën e krahasojnë me Mamicën, domethënë bëhen disa konstatime të pavenda dhe një grup njerëzish, për të cilët unë nuk kam asnjë konsideratë, këta do t’i konsideroja si ‘specie bastarde’”, u shpreh Kalaja gjatë intervistës për Lolitën.

Video credits: Lolita

Back to top button
LAJMET E FUNDIT