Ndërron jetë Rexhep Metaj, babai i Ilir Metës! Avokati: Ish-presidenti do marrë pjesë në varrim

Është ndarë nga jeta Rexhep Metaj, babai i ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, e cila është shprehur shkurtimisht: “Ka vdekur babai i Ilirit”.

Sipas burimeve, Ilir Meta ka paraqitur kërkesë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit. Po sipas të njëjtave burime, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka miratuar kërkesën, ndërsa Drejtoria e Burgjeve po harton planin e masave për shoqërimin e tij drejt ceremonisë.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të martën në fshatin e lindjes së të ndjerit, Çepan, në Skrapar, ndërsa homazhet pritet të mbahen në Tiranë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT