Ish-mister Shqipëria 2012, bodyguard i VIP-ave dhe roje private, DOKUMENTET nxjerrin në pah të vërtetat e Geraldo Bibës: Njihet si pronar i “Major Security”

Gjykata e Vlorës caktoi mëngjesin e kësaj të hëne masën  e sigurisë “arrest me burg” për rojën private të kompanisë “Major Security” Geraldo Bibën i cili akuzohet për për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” në lidhje me situatën e tensionuar në fundjavën që lamë pas në Zvërnec.

Ndërkohë që emri i tij është në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare për shkak të sjelljes së pahijshme ndaj protestuesit në Zvërnec, mësohet se Geraldo Biba nuk është vetëm një punonjës i thjeshtë i kompanisë “Major Security” e cila operon në qytetin bregdetar të Durrësit.

Përveçse ish-mister Shqipëria 2012 e roje privat e kompanisë në fjalë, Geraldo Biba rezulton pronari në hije i kësaj kompanie, sipas gazetarit Elton Qyno.

Edhe pse fiktivisht në dokumentacione rezulton pronare e kompanisë vjehrra e tij, 58-vjeçare nga Durrësi me emrin, Shpresa Myzyri, një person pa eksperiencë dhe njohuri për situatën e rendit, menaxhimin e situatave me turma apo zgjidhjen e problematikave, raportohet të jetë Biba në krye të “Major Security”.

Ndërsa bëhet me dije se dhe në qytetin e Durrësit, Biba njihet si pronari në hije i kësaj kompanie është pikërisht, Geraldo Biba, i cili lidh kontratat e sigurisë me bizneset dhe emrat e ndryshëm të personazheve të show-bizzit në Shqipëri.

Nga dokumentat e shqyrtuara nga gazetari Qyno, rezulton se kompania “MAJOR” është themeluar në muajin Nëntor 2016 në qytetin e Durrësit, ku pronare e saj, që prej asaj kohe ishte 58-vjeçarja Shpresa Myzyri. Ndërsa drejtues teknik rezulton të jetë Filip Llaka.

Ndërsa nga nëntori i 2016 dhe deri në nëntor të 2021, Geraldo Biba, ka shërbyer si administrator i kësaj kompanie të policisë private.

Edhe pse ai fiktivisht u distancua nga kompania me letra nga administrimi i kësaj kompanie thuhet se ai ka vijuar me pjesën e administrimit, sigurimin e klientëve të rinj dhe paracaktimit të kushteve të kontratës së shërbimit.

Ditën e djeshme është bërë identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gerald Biba, 32 vjeç, banues në Durrës dhe punonjës i shoqërisë private të sigurisë “Major Security”. Ai akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Ish-mister Shqipëria 2012, bodyguard i VIP-ave dhe roje private, DOKUMENTET

Dokumenti për “Major Security”

Mëngjesin e kësaj të hëne, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përmes një reagimi zyrtar bëri me dije se u është hequr licenca 2 shoqërive private të sigurisë “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Securituy”,  pas episodeve të dhunës së ushtruar gjatë protestës.

Ndërkohë menjëherë pas vendimit të marrë nga Drejtoria e Policisë së Shtetit për heqjen e licencave të kompanive “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”, këta të fundit kanë zhdukur çdo postim nga faqja e tyre zyrtare në Instagram.

Mirëpo në rrjet ka qarkulluar me shpejtësi fotografia e Gerald Bibës i cili shfaqet duke treguar muskujt në një nga postimet e hershme të faqes së “Major Security”, para se kompania të fshinte postimet e bëra në rrjet.

Ish-mister Shqipëria 2012, bodyguard i VIP-ave dhe roje private, DOKUMENTET

Back to top button
LAJMET E FUNDIT