Costa: Shqipëria ka përmbushur piketat ndërmjetëse, nis fazë e re e negociatave me BE

Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa u shpreh në konferencën për media në Tiranë me kryeministrin Edi Rama se zgjerimi është një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Ai vlerësoi punën e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“I dashur Edi shumë faleminderit për mikpritjen në Tiranë, është gjithmonë kënaqësi të vi këtu, përgëzoj vendosmërinë e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme, është fillimi i një faze tjetër që është impenjative. Sic e thoni edhe ju këto reforma janë zgjedhje nga ana juaj për institucione të forta demokratike.

Ju inkurajoj të përshpejtoni përpjekjet tuaja në luftën ndaj korrupsionit. BE është partneri më i besueshëm I Shqipërisë,po ashtu edhe tregtar. Ju po integroheni në tregun ekonomik të BE po ashtu në roaming. Pra, bëhesh pjesë e një bashkimi politik.

BE ka sjellë paqe në kontinent për gjithë shtetet anëtare, zgjerimi u ofron këto mundësi fqinjëve tanë si Shqipëria. Në këto kohë plot pasiguri gjeopolitike dhe pa stabilitet ekonomik, zgjerimi është një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën” tha ai.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT