34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

Prej 6 ditësh i zhdukur, ende asnjë gjurmë për 34-vjeçarin Eglant Koçi. Në hetim disa persona si të implikuar.

Hetimet po kryen nga sektori i krimeve të rënda në Policinë e Tiranës, ku një pistë që po hetohet është edhe ajo e rrëmbimit të 34-vjeçarit.

Policia po analizon të gjitha kamerat e sigurisë së momenteve të fundit ku është parë i riu. Janë identifikuar disa persona që i riu ka pasur kontakt për herë të fundit, të cilët mund të kenë dijeni për zhdukjen e tij.

Sipas informacioneve në media, dyshohet për ngjarje kriminale dhe deri tani, një person është ndaluar si i implikuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT