Cako shpjegon kush po e shkakton HANTAVIRUSIN: Viruset kanë lidhje me…

Alfred Cako gjatë një interviste në Top Channel ka folur për hantavirusin. Ai e lidh zhvillimin e teknologjisë me shfaqjen e epidemive në periudha të ndryshme historike. Sipas Cakos frekuencat e reja elektromagnetike dobësojnë imunitetin e trupit të njeriut dhe shkaktojnë epidemi.
“Është e lidhur me teknologjinë. Ka filluar të aplikohet banda 6G e telefonave celularë. Sa herë që kanë dalë frekuenca të reja në natyrë mbi sipërfaqen e tokës, trupat e njerëzve kanë qenë të paimunizuar për t’i përballuar këto lloj frekuencash.
Kur u hapën valët e radios në fillim të shekullit XX, filloi ajo që quhej gripi spanjoll në vitin 1917. Në vitin 1980 filluan frekuencat ëireless për komunikimin me telefona, ishte “1G-ja” që quhej atëherë, dhe doli ajo që u quajt gripi rus. Në vitin 1990 doli gripi i shpendëve kur u aplikua banda 2G. Kur doli banda 3G në vitin 2001, u shfaq SARS-i. Në vitin 2009, me daljen e 4G-së, doli gripi i derrit.
Po kështu, kur doli 5G-ja në vitin 2019, doli COVID-i. Tani ka filluar 6G-ja dhe, sipas tij, kjo shkakton rënie të përgjithshme të imunitetit tek shumë njerëz, duke sjellë atë që “këta e quajnë” sëmundje të reja.” -tha Alfred Cako