VIDEO/ Lëvizte me shpejtësi “skëterrë” në rrugët e qytetit, shoferi në Fier përplas dy makina! Tenton të heqë targën dhe të “zhduket”

Një aksident i rrezikshëm është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Fierit, ku drejtuesi injë mjeti tip “Porsche”, duke lëvizur me shpejtësi “skëterrë”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me dy mjete të tjera të parkurara të cilat i ka dëmtuar rëndë.
Bazuar në dëshmitë e dhëna nga të pranishmit, pas aksidentit drejtuesi i mjetiti ka tentuar të largohet, madje ka hequr edhe targën e automjetit për t’iu shmangur identifikimit.
Por për shkak të ndërhyrjes së menjëhershme të disa qyetetarëve ai është ndaluar dhe nuk ka mundur të largohet, duke bërë kështu të mundur edhe arrestimin e tij.
Ai është shoqëruar më tej në komisariat, ndërsa në vendngjarje forca të shumta policie po kryejnë kontrollin e automjetit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.