Trump PARALAJMËRON sulme të reja nëse Irani sillet keq! Iranianët “pikasin” anijet e vendeve armiqësore në Ngushticën e Hormuzit, tensione në ditën e 64-të të luftës

Mëngjesin e kësaj të diele presidenti amerikan, Donald Trump tha se do ta shqyrtojë dokumentin e dërguar nga Teherani duke nënvizuar se pritet të jetë i papranueshëm nga ana e tij.
“Nuk mund të imagjinoj që të jetë i pranueshëm, duke qenë se ata ende nuk kanë paguar një çmim mjaftueshëm të lartë për atë që i kanë bërë njerëzimit dhe botës gjatë 47 viteve të fundit”, shkroi Trump në një postim të shpërndarë në rrjetin e tij “Truth Social”.
Pak orë para deklaratës së bujshme përmes së cilës rrëzon mundësinë e paqes me Iranin, Trump u shpreh i sigurt se sulmet kundër Iranit mund të rifillojnë.
Megjithatë, presidenti nuk pranoi të komentojë për organzimin e ndonjë sulmi të mundshëm, sipas Bloomberg.
Nga ana tjetër, parlamenti iranian pritet të miratojë një ligj që do të vendoste kufizime mbi anijet që mund të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, sipas mediave iraniane.
Anijet izraelite nuk do të lejohen të kalojnë nëpër këtë rrugë ujore kritike dhe anijet nga “vendet armiqësore” do të duhet të paguajnë dëmshpërblime për të marrë një leje, raportoi televizioni shtetëror iranian.
Ndërsa Trump theksoi se SHBA-të planifikojnë të shkurtojnë më shumë sesa 5,000 trupat që Pentagoni tha se do të tërhiqeshin nga Gjermania gjatë vitit të ardhshëm.
Kujtojmë se kjo është dita e 64-të e luftrës në Lindjen e Mesme, që lindi si rrjedhojë e tensioneve të iranianëve me presidentin amerikan, Donald Trump.
Trump në bashkëpunim me Izraelin përforcoi sigurinë ushtarake dhe vijoi sulmet kundër Iranit, të cilat u përshkallëzuan nga dita në ditë deri në bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, bllokadë e cila po mban peng tregjet botërore.
Postimi i Donald Trump: