Trump “i jep fund pritjes”, do publikohen dosjet sekrete të UFO-ve: Kanë parë gjëra që nuk do i besonit…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka thënë së fundi se administrate e tij do të publikojë së shpejti dosje mbi objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO). Teksa deklaroi se ato përmbajnë “gjëra që nuk do t’i besonit se janë të vërteta”.

“Mendoj se do të publikojmë sa më shumë që të mundemi në të ardhmen e afërt. Çdo gjë që ka të bëjë me UFO-t ose materiale të ngjashme do të publikojmë. 

Dhe mendoj se shumë prej tyre do të jenë shumë interesante. Kam intervistuar pilotë, njerëz shumë seriozë, dhe ata thanë se panë gjëra që nuk do t’i besonit. Kështu që do të lexoni për këtë”, tha Trump.

Kujtojmë se në muajin shkurt, ai i ngarkoi Szekretarit të Mbrojtjes amerikane, detyrën e fillimit të procesit të identifikimit të këtyre dosjeve. Pas një periudhe të gjatë kërkesash nga Kongresi dhe publiku për më shumë transparencë në lidhje me anomalitë e paidentifikuara të raportuara nga pilotët ushtarakë amerikanë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT