Trajneri i ri i Kombëtares, Maran: Do transmetoj krenarinë e një populli në fushë!

Rolando Maran ka folur fjalët e para si trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit. Në prezantimin para medieve, 62-vjeçari u shoqërua nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Maran u pa i emocionuar dhe tha se ekipi përfaqëson një popull krenar, të cilën ai do ta përçojë në fushë. Maran shtoi se ka folur me De Biasin, ish-trajnerin e Shqipërisë.

“Dua të falenderoj presidentin Duka për besimin e dhënë dhe fjalët e thëna. Kam një falenderim për Sylvinhon, e kam ndjekur ekipin dhe ka bërë një punë shumë të mirë. Shqipëria është ekipi i një populli shumë krenar. Dua të transmetoj në fushë këtë krenari për fanellën. Për mua është një impenjim moral, jam pak i emocionuar sepse ndjej një mision të fortë. Këtë që përfaqësoni ju dua ta transmetoj në fushë.

Kam folur me De Biasin, është një mik i imi dhe një trajner që e vlerësoj. Më ka dhënë disa vlerësime që mundohem t’i përfaqësoj”, tha Maran.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT