Të armatosur deri në “dhëmbë”! Momenti kur autorët grabisin argjendarinë në Kamëz, më pas largohen me motor (VIDEO)

Pamjet që shikoni tregojnë momentin e grabitjes me armë që ndodhi mesditën e sotme në një argjendari në Kamëz.
Në video dëgjohen reagimet e dëshmitarëve të pranishëm në vendngjarje, ndërsa skena e grabitjes ndodhi në mes të ditës. Pamjet tregojnë momentin kur dy persona të armatosur dalin me shpejtësi nga argjendaria, pasi kanë marrë një sasi bizhuterish.
Autorët shfaqen të maskuar me skafandra dhe të veshur me rroba të errëta, me qëllim shmangien e identifikimit. Menjëherë pas grabitjes, ata hipin në një motor të kuq, të cilin e kishin lënë të ndezur jashtë argjendarisë dhe largohen me shpejtësi nga vendngjarja.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po punon për identifikimin e autorëve, si edhe për gjurmimin e lëvizjes së tyre.