Spiunonte te Laert Haxhiu lëvizjet e biznesmenit tepelenas derisa e vranë në derë të shtëpisë, fiton “lirinë” Bujar Abedini, i pandehur për vrasjen e Çajup Selimit

Apeli i Posaçëm ka zbutur masën e sigurisë për Bujar Abedinin, njërin prej nga anëtarëve të grupit kriminal të kryesuar nga Laert Haxhiu, për të cilin ka caktuar “arrest shtëpie”.
Burime për mediat bëjnë me dije se GJKKO u dakordësua për zbutje të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Abedinin i cili gjykohet veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”, lidhur me episodin e vrasjes së Çajup Selimit në vitin 2021 në Tepelenë.
Kujtojmë se Bujar Abedini akuzohet për të njëjtën vepër penale së bashku me Laert Haxhiun, Artan Tafanin, Erisiano Abedinin e Ligor Romaçkën.
Si ndodhi vrasja e bujshme e Çajup Selimit:
Biznesmeni tepelenas Çajup Selimi, u qëllua për vdekje poshtë pallatit të tij më datë 1 Qershor 202, gjatë orëve të mbrëmjes.
Në lidhje me këtë vrasja ka dhënë dëshminë e tij për herë të parë dhe një nga personat kryesorë të dyshuar për ngjarjen, Artan Tafani, cili hodhi dritë mbi ekzekutimin.
Në dëshminë e dhënë para togave të zeza Tafani nxorri në pah emrin e Bujar Abedinit, për të cilin bëri me dije se, ai së bashku me Erisiano Abedinin, ishin vënë në ndjekje të viktimës dhe për çdo lëvizje të tij informonin grupin.
“Çajupin e prita poshtë pallatit. Sa erdhi nga erdhi nga puna e qëllova. Për lëvizjet e lëvizjet e viktimës ata që më njoftonin ishin Erisiano Abedini dhe Bujar Abedini. Që di motivi i vrasjes ishte një lidhje intime që ai kishte”, ka deklaruar Artan Tafani sipas dosjes hetimore.