SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të KPP, Jonaid Myzyri

Gjykata e Posaçme ka zhvilluar këtë të mërkurë (13 maj) seancën mbi procesin ndaj ish kreut të Komisionit të Prokurimit Publik Jonaid Myzyri, për të cilin SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Kërkesa për pushim është bërë nga prokuroria me argumentin se pasi u ezauruan të gjitha fazat e hetimit u konstatua se fakti ekziston, por nuk përbën vepër penale.

Prokurori Elvin Gokaj në parashtrimet përpara gjykatës tha se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe nuk u provua që ka vepër penale nga Myzyri dhe të tjerët, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega.

Avokatët mbrojtës thanë se anëtarët e KPP nuk bëjnë procedura tenderimi, por vetëm procedura ankimimi.

Gjyqtari Paulin Çera pasi dëgjoi palët mori kohë për të shpallur vendimin, në datë 25 maj ora 10.30.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT