Shezlongët në Velipojë këtë vit jo më shumë se 900 lekë! Vendosen çmime standarde për hapësirat publike, bashkia ndërhyn dhe te kostot e vendosura nga privati

4 plazhet e Velipojës këtë sezon turistik do të menaxhohen nga Bashkia Shkodër të cilët synojnë të ofrojnë çmime të përballueshme për hapësirat publike dhe shezlonget.

Drejtori i Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik i Bashkisë Shkodër, Bekim Mema ditën e sotme ka bërë me dije se tarifat për përdorimin e hapësirave publike në plazhet e Velipojës nuk do të kalojnë vlerën e 500 lekëve të reja.

Nga ana tjetër, Këshilli Bashkiak mësohet se ka vendosur limit dhe për çmimet e operatorëve privatë të Velipojës tarifa të cilat thuhet se nuk duhet të kalojnë shifrën 900 lekë.

Vendimi në fjalë është marrë në fillim sezoni turisitik, duke synuar abuzimet me çmimet kryesisht nga operatorët privatë.

Kujtojmë se para afro 2 javësh, Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi projekvendimin për vendosjen e tarifës 700 lekë për plazhet publike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT