Sela padit zgjedhjet e PD-së në Gjykatë: U lejua kandidimi i Berishës në kundërshtim me statutin

Duket se zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike do të përfundojë në gjykatë,
Kandidatja e skualifikuar Mereme Sela ka kërkuar pezullimin e procesit të zgjedhjeve.
Ajo pretendon se është skualifikuar nga gara në shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të saj staturore dhe parimit të barazisë në konkurrim.
Sipas saj ‘organet e partisë kanë lejuar kandidimin e Sali Berishës në kundërshtim flagrant me ndalimin e parashikuar në statut’.