RAPORTI i Organizatës për të Drejtat e Njeriut ngre ALARMIN për Hagën: Janë shkelur të drejtat themelore të ish-krerëve të UÇK-së

Një organizatë shumë e njohur në botë për të drejtat e njeriut, “Bar Human Rights Committee of England & Ëales”, kanë ndërtuar një raport për Gjykatën Speciale në Hagë, gjetjet për të cilën janë shumë shqetësuese.
Pasi në këtë raport të paraqitur prej tyre, evidentohen parregullsi të shumta në procedurë dhe ngriti një alarm për shkeljen e tyë drejtave të ish-krerëve të UÇK-së, të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit por edhe të akuzuarve të tjerë.
Ndër problemet që listohen në raport përfshijnë: probleme serioze dhe reale me standartet e gjykimit të drejtë, paraburgimi i gjatë dhe mungesa reale e lirimit, dyshime për barazi mes prokurorisë dhe mbrojtjes, probleme me provart dhe transparencën, madje edhe vetë struktura e Gjykaytës speciale është parqitur problematike. Për të shtuar më tej, paqartësitë në aplikimin e ligjit, si edhe mungesën e transparencës dhe llogaridhënies, duke bërë apel në fund për një nevojë urgjente për monitorim të pavarur.
Ligjërisht sistemi në Dhomat e Specializuara duket korrekt, por në praktikë lirimi i përkohshëm është shumë i kufizuar. Sipas raportit, “kjo krijon rrezik për shkelje të së drejtës për liri dhe struktura e gjykatës e bën lirimin pothuajse të pamundur.”
Për më tej në këtë raport thuhet qartë që rreziku është i madh që disa procese të mos jenë plotësisht në përputhje me standardet e ECHR/ICCPR.
Në thelb ky raport ngre shqetësimin se Gjkykata Speciale ka bazë ligjore, por mënyra si po funksionon në praktikë ngre shqetësime serioze për drejtësi, barazi dhe legjitimitet. Nëse këto probleme nuk adresohen, rrezikohet jo vetëm drejtësia për të akuzuarit, por edhe besimi publik dhe stabiliteti në rajon.
“Për këto arsye, BHRC rekomandon krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm monitorimi të gjykimeve, të pavarur dhe të pajisur me burime të mjaftueshme. DHSK-ja është themeluar për të siguruar drejtësi që gëzon besim në rajon dhe më gjerë. Kjo kërkon vëzhgim të vazhdueshëm nga jashtë dhe gatishmëri të vetë gjykatës për ta pranuar një mbikëqyrje të tillë”, deklaron raporti.
Problemet thelbësore të renditura nga raporti:
1.Raporti konstaton se ekzistojnë probleme reale me standardet e gjykimit të drejtë në Gjykatën Speciale në Hagë
2.Paraburgimi i gjatë dhe mungesa reale e lirimit
3.Dyshime për barazi të palëve (prokuroria vs mbrojtja)
4.Probleme serioze me provat dhe transparencën
5.Strukturë problematike e Gjykatës Speciale
6.Probleme me parimin e ligjshmërisë (legality)
7.Mungesë transparence dhe llogaridhënieje
8.Nevojë urgjente për monitorim të pavarur