Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e radhës Ndërqeveritare me Shqipërinë, për të diskutuar rreth mbylljes së kapitujve për integrimin në Bashkimin Europian.

Gazetari i Klan News Vladimir Lame raporton se Raporti i Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) për Shqipërinë ka avancuar zyrtarisht përtej nivelit të grupit teknik duke u përfshirë në agjendën e mbledhjes të së premtes të ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së.

Raporti mund të miratohet nesër si një “pikë I” pa diskutim nga ambasadorët.

Miratimi formal nga COREPER do të hapë rrugën për mbledhjen e konferencës ndërqeveritare më 26 maj për të filluar mbylljen e kapitujve të negociatave.

Lajmi në përditësim…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT