Rama nga Korça për 35-vjetorin e PS: Në maj 1996 socialistët u dhunuan me brutalitet nga qeveria e PD

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë ku po feston përvjetorin e 35-të të Partisë Socialiste me mbështetësit atje.

“Një koicidencë e madhe bashkoi një datë, 26 majin. Dy momente, domethënëse të PS. 26 maji i 1996 ku socialistët u përballën me furinë e një dhunë dhe brutalitet, ku vuri Shqipërinë përballë sfidës reale të ndërtimit të demokracisë. Dhe e vendosi PS në situatë jashtëzakonisht dramatike, ata që ishin në vijën e parë, u dhunuan ashtu sikundër u dhunua edhe rezultati i atyre zgjedhjeve që u grabitën nga pushteti i degraduar i PD. Ai 26 maj sot është i papërfytyrueshëm. Opozita dhunohej rregullisht. Shqipëria e asaj kohe kishte vetëm një gazetë opozitare, edhe ajo u bë shkrumb e hi, nga ai që ishte vërtet regjim brutal. Para pak ditëve, më 26 maj, PS e ngjiti Shqipërinë edhe një majë më lart, në majën që kemi amanet nga të parët tanë, ku gjendet shtëpia e Europës së Bashkuar. Sot ia kemi ngritur çdo shqiptari kudo në botë”, theksoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT