Radhë kilometrike mjetesh në Bradashesh, udhëtarët: Situata është e përsëritur, veçanërisht gjatë fundjavave

Udhëtimi është kthyer në makth për qytetarët që shkojnë nga Tirana drejt Elbasanit. Nga dalja e tunelit deri në qytet drejtuesit e mjeteve janë përballur me trafik të rënduar.

Atyre u është dashur rreth 1 orë për të mbërritur në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Edhe në këtë nyje të rëndësishme të vendit situata është e njëjtë, me radhë automjetesh që arrijnë në disa kilometra.

Situata është e rënduar edhe në unazën e qytetit. Qytetarët thonë se po presin gjatë në trafik, ndërsa nuk mundin të përfundojnë punët e tyre.

“Kemi nja tre çerek ore, 10 min nga Tirana, tre çerek ore këtu”.

“Dje kështu ishte, më keq dje. Nesër prapë kështu është. E kemi program këtë ne”.

Kjo radhë me automjete krijohet në nisje të sezonit turistik, duke ngritur pikëpyetje për menaxhimin e fluksit të lëvizjeve në pikun e sezonit. Në këtë situatë as policia rrugore nuk merr angazhim serioz. Nuk është përfshirë as forcat operacionale të sigurisë rrugore.

Udhëtarët thonë se kjo situatë është e përsëritur, veçanërisht gjatë fundjavave kur fluksi i lëvizjeve është më i lartë. Një zgjidhje për këtë situatë pritet të jetë bypassi i qytetit të Elbasanit, për të cilin kanë nisur procedurat, por ndërtimi i tij do të marrë kohë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT