Plumba në Audi-n e zi, dalin fotot nga atentati në Tiranë

Kjo është makina e K.S, i cili ishte objektiv i atentatit të ndodhur mbrëmë në mesnatë.

Ngjarja ndodhi në Shkozë të Tiranës. Në fotot e siguruara nga gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, duken shenjat e plumbave të qëlluara në drejtim të 31-vjeçarit, që kapën aksidentalisht edhe efektivin.

Polici i plagosur ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, që ka qenë me masë sigurie nga gjykata për “armëmbajtje pa leje”.

Policia, me anë të një njoftimi zyrtar tha se për atentatin ka shpallur në kërkim dy vëllezër. Ndërsa, në pranga është vënë dhe shënjestra, pasi ka thyer masën e sigurisë.

Punonjësi i policisë, që u plagos në këmbë gjatë kësaj ngjarjeje është pezulluar nga detyra. Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë. Janë shpallur në kërkim dhe 2 persona të tjerë.

“Tiranë

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në mesnatë, në Shkozë.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas (vëllezër), të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin me armë zjarri një 31-vjeçar, pranë banesës së tij.

Arrestohet 31-vjeçari, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Nga të shtënat u plagos aksidentalisht në këmbë një 30-vjeçar (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë.

Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT