Përshkallëzohet lufta, Irani sulm me dron pranë centralit bërthamor në Abu Dhabi

Një sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Abu Dhabi ka ngritur alarmin për një përshkallëzim të ri të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftuan se tre dronë hynë në hapësirën ajrore të vendit, ku dy u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, ndërsa i treti goditi një gjenerator elektrik jashtë perimetrit të centralit, duke shkaktuar zjarr.
Sipas autoriteteve, nuk ka persona të lënduar dhe siguria radiologjike nuk është cenuar. Centrali Barakah vijon punën normalisht, ndërsa masat e sigurisë janë forcuar menjëherë pas incidentit.
Ministria e Jashtme e Emirateve e dënoi sulmin si “akt agresioni të papranueshëm”, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) tha se po monitoron nga afër situatën dhe bëri thirrje për vetëpërmbajtje ushtarake.
Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, mes përplasjeve të vazhdueshme që përfshijnë SHBA-në, Izraelin dhe Iranin, pavarësisht armëpushimit të shpallur muajt e fundit.