“Nuk më do mua?” Rama e nis me batuta, puthje e përqafime me Marta Kos: Mos qeshni, mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE

Kryeministri Rama, ndodhet sot në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën e 8-të ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, në krye të një delegacioni të përbërë nga ministra të kabinetit qeveritar.

Fjala e tij gjatë konferencës për shtyp është shoqëruar me  batuta mes tij dhe komisioneres Marta Kos.  Rama në fjalën e tij iu drejtua Zëvendësministres për Çështjet Europiane të Qipros, Marilena Raouna, në greqisht, e kjo solli që Kos ta pyeste me shaka “nuk më do mua” .

Kryeministri Rama tha edhe se miratimi i qëndrimit të përbashkët të vendeve anëtare për IBAR-in është vetëm fillimi i fundit.

“Ndihemi të inkurajuar, por me më shumë përgjegjësi sepse e dimë që s’është fundi, është vetëm fillimi i fundit. E dimë që duhet të bëjmë shumë më tepër punë, por t’u themi të gjithë shqiptarëve, fjala IBAR u bë edhe më trendi sesa fjala botërore”, tha Rama.

Edi Rama: Faleminderit shumë e dashur Marilena agapi mou, faleminderit shumë Marta.

Marta Kos: Nuk më do mua?

Edi Rama: Po mendoja të thoja Yubim te”, “por e di që nuk është saktësisht në variantin slloven, por edhe mud të jetë

Marta Kos: Faleminderit, tani jam e lumtur

Edi Rama: Në rregull, mirë, po përse qeshni, jeni të rinj end enuk e dini vlerën e dashurisë duhet të shihni e të mësoni nga dashura e Shqipërisë për Bashkimin Europian, dashuria e pashtershme, pa kushte. Ndonjëerë edhe me vuajtje por ja ku jemi dhe sigurisht jemi të lumtur jemi shumë të lumtur sepse kemi arritur një tjetër gur të jashtëzakonshëm kilometric, kemi thyer një tjetër rekord.

Është shumë me interes dhe e mirëpritur vëmendja e veçantë që kancelari gjerman i kushton zgjerimit dhe ne e vlerësojmë shumë këtë. Ka qenë një temë që për disa ishte tabu dhe për ne nuk ishte tabu. Unë jam i kënaqur me këtë sepse u bënë disa vite që mendoj se duhet gjetur një mënyrë krjuese sepse jemi në një botë krejt të re. Europa ka një luftë me të cilën duhet të merret në tokën e saj dhe shumë sfida me të cilat duhet të përballet. Një Europë e bashkuar është më mirë për të gjithë. As qeveria e Shqipërisë, as e Ballkanit Perëndimor, por vetë Parlamenti Europian ka nxjerrë një raport që mbajtja jonë jashtë është më e kushtueshme sesa mbajtja brenda. Letra jonë u është drejtuar vendeve anëtare. Duhet ta shohim gjerësisht, pa nevojën për të provokuar ndokënd, kandidatët nuk duhet të ndahen. E dyta, po Moldavia? Moldavia u ka mbijeutar dy agresioneve ruse në dy fushata shumë të vështira e në dukje e brishtë, por një grua shumë e fortë i ka drejtuar me shumë guxim, me vullnet mjaft të fortë europian duke u premtuar moldavëve BE. Ne jemi talebanët e BE-së. Nuk do t’ hedhim sytë askund. Çfarëdo të duhet, do ta bëjmë për të hyrë brenda. Ka pika të dobëta që duhen marrë në konsideratë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT