Njerëz të Bajrit shkuan për ta vrarë, Prendi i “surprizoi” dhe u hapi zjarr! 3 makina luksoze gjenden me vrima plumbash, zbulohet lokali në Dobraç i mbushur me kallashnikovë (FOTO)

Më 23 gusht 2024 fshati Rranza u shndërrua në një fushë betejë pasi anëtarë të grupit të Bajrave shkuan për të eliminuar Aleksandër Prendin, i cili për të shpëtuar “kokën e tij” u bëri pritë autorëve duke i qëlluar me breshëri plumbash.

Detaje të siguruara nga dosja hetimore, nxjerrin në pah se në vendngjarje u gjetën 3 automjete luksoze të dëmtuara. Konkretisht bëhet djalë për një ‘Audi’ të blinduar me ngjyrë blu të errët dhe me targa gjermane SWAG276 i cili u dëmtua për shkak të të shtënave nga Prendi dhe rezulton të jetë përdorur nga Izmir Sakicaj.

Një tjetër ‘Audi A8’ i blinduar ngjyrë e zezë me targë AA021RU, që thuhet se është në pronësi të Franko Lelës, mbeti i dëmtuar si pasojë e të shtënave. Pavarësisht dëmtimeve të marra, pamjet e siguruara nga dosja hetimor nxjerrin në pah se mjeti është larguar nga vendngjarja në drejtim të një servisi në pronësi të shtetasit Tonin Ejlli, ku dhe u sekuestrua si provë materiale.

Shumë pran vendngjarjes është gjetur dhe një tjetër mjet tip ‘BMË’ ngjyrë e bardhë, me targë AB216LL, nga i cili janë evidentuar 4 dëmtime të njëpasnjëshme në derën e pasme të anës së djathtë të mjetit, si ato të shkaktuara nga armët e zjarrit dhe një dëmtim në derën e shoferit, që mund të jetë shkaktuar nga ndonjë përplasje fizike më një mjet të fortë.

Thuhet se automjeti është në pronësi të Marcelino Gjok Qokaj, i cili në dëshminë e tij është shprehur se ia kishte dhënë me qira Aleksandër Prendit.

Po ashtu, në vendngjarje rezulton se ka qenë dhe një tjetër mjet i blinduar tip Mercedes Benz S600 me targë AB857LV, i cili mësohet se është është ndaluar nga shërbimet e policisë në datën 03.09.2024, nën drejtimin e Safet Bajrit. Mirëpo ky i fundit është shprehur se nuk ka dijeni për ngjarje, ndërkohë që detajet e siguruara nga dosja hetimore ngrenë dyshime.

Sakaq mësohet se në vendngjarje janë gjetur në distanca të ndryshme 34 gëzhoja për të cilat thuhet se i përkasim 2 armëve të ndryshme të zjarri.

Ndërkohë në një lokal në zonën e Dobraçit të Shkodrës i cili mësohet se frekuentohej nga personazhe të njohura të botës së krimit, në mesin e tyre dhe Safet Bajri, gjenden të varura në mur armë të tipit kallanikovë.

Njerëz të Bajrit shkuan për ta vrarë, Prendi i

Njerëz të Bajrit shkuan për ta vrarë, Prendi i

Back to top button
LAJMET E FUNDIT