Një tjetër gjeni shqiptar në matematikë! Loriku fiton Olimpiadën Einstein dhe medalje ari, synon të marrë pjesë në konkursin botëror

Është zbuluar së fundmi një tjetër gjeni shqiptar në matematikë. Bëhet fjalë për vogëlushin Lorik i cili mësohet se ka fituar Olimpiadën e matematikës Einstein me pikë maksimale, duke dalë i pari në të gjithë Shqipërinë në konkursin e klasave të para.

Lajmi i bukur është mësuar nga babai i Lorikut, i cili i ka bërë një dedikim të vecantë të birit.

Po ashtu, babai i Lorikut, Azmer Duleviç tregon se familja po mendon që në tetor së bashku me djalin të shkojnë për të konkurruar në Olimpiadën botërore në Berlin për të përfaqësuar Shqipërinë.

Gjeniu Lorik nga Shqipëria, është zbuluar së fundmi, por renditet në mesin e disa nxënësve shqiptarë që kanë shkëlqyer në olimpiada të matematikës, jo vetëm por dhe në botë.

Kujtojmë se Loris Qosja, nxënësi i shkollës 9-vjeçare nga Cërriku, ka triumfuar në Amerikë duke u renditur i pari në botë në Olimpiadën e Matematikës. Lorisi arriti një rezultat të jashtëzakonshëm edhe në Kimi, ku zuri vendin e tretë.

Reagimi i babait të Lorikut, Azmer Duleviç:

Loriku më bëri krenar pasi fitoi Olimpiadën e matematikës Einstein me pikë maksimale dhe doli i pari në të gjithë Shqipërinë për klasat e para me medalje Ari. Po e mendojmë që në tetor të shkojmë në Olimpiadën botërore në Berlin për të përfaqësuar! Suksese Zemra babit dhe inshaAllah të bëhesh një qytetar i denjë i vendit tonë. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT