Një natë më parë studioi terrenin, dhe të nesërmen “çau” përmes agjenëve të sigurisë me shpejtësi “rrufe” duke qëlluar! Dalin PAMJET e autorit të sulmit në darkën e Trump

Prokurorët federal amerikanë, kanë bërë publike pamjet të cilat tregojnë momentin kur atentatori Cole Allen, hyri me forcë në darkën e javës së kaluar të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë për të vrarë Donald Trump, një ngjarje kjo e cila tronditi thellë opininonin publik mbarëbotëror.
Sipas pamjeve, atentatori ka bërë “ecejake” nëpër hotel një natë para darkës të së shtunës, për të vëzhguar kështu terrenin.
Më pas pak para momenteve kur do zhvillohej darka, një grup agjentësh sigurie ishin mbledhur te një pikë kontrolli në hotel, dhe aty duket Allen, i veshur me një pallto të gjatë të errët teksa ecën nëpër korridor, dhe më pas futet në një derë.
Pak çaste më vonë, personi i armatosur, pasi ka hequr pallton, rishfaqet dhe vrapon përmes një detektori metali, teksa në duar mbarte një armë, e cila sipas deklaratës së publikaur nga prokurorëtr ishte një pushkë gjahu me kalibvër 12.
Në pamje dëshmohet se Allen ka hyrë me shpejtësi “rruge”mes agjentëve, dhe ka qëlluar me armë njërin prej tyre, i cili e ka qëlluar me pistolet por atentatori nuk është goditur.
Pamjet nuk tregojnë momentin kur hetuesit thonë se autori i dyshuar u neutralizua dhe u arrestua në Ëashington Hilton të shtunën. Videoja, e cila është ngadalësuar dhe e shoqëruar me shënime në disa momente, tashmë i është dorëzuar gjykatës federale të distriktit ku Allen u akuzua, sipas Prokurores së Shtetit.
Cole Tomas Allen, akuzohet për tentativë për të vrarë Presidentin Trump. Ai nuk ka dhënë ende një deklaratë për të pranuar fajësinë ose pafajësinë, më tej ai përballet edhe me akuzat për transportimin e një arme zjarri ndërmjet shteteve për të kryer një krim të rëndë dhe përdorimin e armës në një krim të dhunshëm. Të dyja parashikojnë dënim maksimal deri në 10 vjet burg.