Me zërin e dridhur dhe e përlotur, Karçanaj rrëfeu se nuk ka as shtëpi dhe as makinë, reagon Sali Berisha: Mafiozia, doli si për gjynah…

Me zërin që i dridhej dhe e përlotur, Mirlinda Karçanaj doli një natë më parë në emisionin “Top Story”, ku mohoi akuzat e ngritura ndaj saj, duke këmbëngulur se gjithçka është e pavërtetë. Ashtu sikurse dhe kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar më herët, edhe Karçanaj sqaroi se jeton në një apartament me qira dhe se deri pak vite më parë banonte në shtëpinë e vajzërisë, një apartament i ndërtuar në kohën e Enver Hoxhës, me sipërfaqe rreth 60 metra katrorë dhe me infrastrukturë të kufizuar.
E lidhur me këtë intervistë të dhënë nga ish-drejtoresha e AKSHI-t, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se paraqitja e Karçanajt në studio ishte një përpjekje për të justifikuar një pasuri dhe mënyrë jetese që, sipas pretendimeve të tij, nuk përputhet me deklarimet e bëra.
Në vijim të akuzave të tij, Berisha tha se ajo jeton në një apartament në zonën pranë “Air Albania”-s, me sipërfaqe rreth 200 metra katrorë, për të cilin sipas tij qiraja arrin disa mijëra euro në muaj dhe jo 600 eruo ashtu sikurse dhe Karçanaj deklaroi.
“Del kjo e gjora me qira 600 euro në një apartament 200 metër katrorë tek Air Albania ku qiraja është të paktën 3 mijë euro. Kjo kishte marrë aty pamjen siç e ka përshkruar, e gjorë, pamjen e përvuajtur, por që lexonte fjalë për fjalë ato që i kishte shkruar Edi Rama aty”, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit:
Mirlinda doli aty për të thënë se Edi Rama kur ka deklaruar se e gjora banon në një apartament me qira dhe se nuk ka asnjë pronë dhe se nuk ka asnjë makinë se nuk i jep makinës.
Del kjo e gjora me qira 600 euro në një apartament 200 metër katrorë tek Air Albania ku qiraja është të paktën 3 mijë euro. Kjo kishte marrë aty pamjen siç e ka përshkruar, e gjorë, pamjen e përvuajtur, por që lexonte fjalë për fjalë ato që i kishte shkruar Edi Rama aty.
Mirlinda e AKSHI-t, një nga krerët e organizatës kriminale që Edi Rama e nxori nga arresti i shtëpisë, jo që nuk bëri transparencë, por me qëndrimet e saj bindi çdo njeri se ajo është një hajdute e pamëshirë.
Nuk tha asnjë fjalë se ajo hyri në atë apartament të blerë me ndërmjetësim nga famozi Ergys Agasi, përkundrazi ka hyrë në apartament para se të bëjë pagesën 200 metër katrorë. Kjo me një fëmijë.
Imagjinoni ju mafiozen.
Mashtroi edhe për apartamentin tek Rruga e Kavajës. Edhe aty dora e zezë. Në qoftë se këtu është Ermal Beqiri me shokë, atje është Daniel Shima, i cili ia shet motrës së tij, motra e tij kësaj.
Pra një qerthull mafioz si të zhdukim gjurmët e vjedhjes.
A e dëgjuat ju, pronari i supozuar që kjo gjoja i shkonte me qira në Golem, ishte njeriu që thoshte nuk kam shkelur kurrë me këmbët e mia në Durrës dhe Golem, në një kohë kur shoferi dokumentonte se është ajo që ka paguar të gjithë mirëmbajtjen e vilës. Se është ajo që kalonte verën aty, që organizonte party e stër-party.
Dhe po të merren kamerat, nuk përjashtohet mundësia që vizitorët e saj shkojnë nga Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe Edi Rama.
Por kjo kërkon hetim.
Pra, siç e shikoni, një tentativë mediatike për të mashtruar shqiptarët, për të retushuar krimin dhe mafien.