“Laertit nuk i erdhi mirë që rrahën Klevion”, Artan Tafani rrëfen për tritolin që iu vendos Noizyt: Kërkoi t’ia hidhja brenda në lokal, ndeza fitilin dhe ika (DËSHMIA)

Ditën e sotme para togave të zeza në Gjykatën e Posaçme ka dalë Artan Tafani, i cili po vijon dëshminë e tij si bashkëpunëtor i drejtësisë për ngjarje të rënda kriminale të ndodhura vite më parë, mes të cilave edhe vendosja e një sasie tritoli në biznesin e reperit të njohur, Noizy.

Sipas rrëfimit të tij në sallën e gjyqit, ngjarja ka marrë shkas nga një konflikt i nisur në rrjetin social TikTok mes Kleviol Ahmeti dhe Noizyt, i cili më pas është përshkallëzuar në përplasje dhe në diskutime për hakmarrje.

Tafani ka treguar se kjo përplasje mes tyre ka qenë dhe “shkaku” që miku i Kleviolit, Laert Haxhiu, të “merrte hak” për të. Sipas “pentitos” grupi ishte mbledhur në zonën e Astritit ku dhe diskutuan me detaje për mënyrën se si do të hakmerreshin ndaj Noizyt.

Ishte Haxhiu ai i cili insistonte për vendosjen e lëndës plasëse në biznesin e reperit dhe për t’i dalë në krahë shokut të tij ai kishte paguar Tafanin për ti vendosur tritolin.

“Kemi ndenjur në Astir. Gjatë kësaj kohe Laerti ndiqte TikTok-un. Kleviol Ahmeti është nga Lushnja, te lagjja e Laertit. Atë ditë Kleviol Ahmeti është zënë me Noizyn. Janë ofenduar në TikTok. Kanë shkuar edhe te lokali dhe janë zënë. Klevioli dhe Laerti janë rritur bashkë. Nuk i erdhi mirë Laertit që ishte rrahur Klevioli. Laerti po thoshte t’i vendosim tritol Noizyt pse ka rrahur Noizyn. Vëllai i Laertit, Luisi, po diskutonte nga Gjermania në kamera me Laertin. I tha vëllai: çfarë bëni, mos bëni gabim ta vendosni. Në një moment e lanë. Mori nëna e Laertit në telefon, po diskutonin për goditjen e Laertit. Gjynah si e goditi Noizy Kleviolin. Më tha mua dhe Lulzimin: çohuni vendoseni tritolin. E bëmë gati, kishim tritol në shtëpi. Shkoni në orën 4, tha.

Tritolin e merrnim në Tepelenë. E izoluam me ngjitës, 100–200 gramëshe, i bëra bashkë. U nisëm, përgatitëm makinën, u nisëm me makinën time. E dinte Lulzim Spahia lokalin. Shkuam atje, parkova afër lokalit. Laerti na tha ta hidhnim brenda në lokal tritolin.

Nuk po gjeja nga shkallët nga të hyja në kat të dytë. U ktheva prapë te makina, i them ta vendos te dyqani i rrobave poshtë. Mirë, thotë, vendoseni te dyqani. E vura te dera, ndeza fitilin dhe ika”, ka rrëfyer ai.

Pjesë nga dëshmia:

Dëshmia e Artan Tafanit: Kemi ndenjur në Astir. Gjatë kësaj kohe Laerti ndiqte TikTok-un. Kleviol Ahmeti është nga Lushnja, te lagjja e Laertit. Atë ditë Kleviol Ahmeti është zënë me Noizyn. Janë ofenduar në TikTok. Kanë shkuar edhe te lokali dhe janë zënë. Klevioli dhe Laerti janë rritur bashkë. Nuk i erdhi mirë Laertit që ishte rrahur Klevioli. Laerti po thoshte t’i vendosim tritol Noizyt pse ka rrahur Noizyn. Vëllai i Laertit, Luisi, po diskutonte nga Gjermania në kamera me Laertin. I tha vëllai: çfarë bëni, mos bëni gabim ta vendosni. Në një moment e lanë. Mori nëna e Laertit në telefon, po diskutonin për goditjen e Laertit. Gjynah si e goditi Noizy Kleviolin. Më tha mua dhe Lulzimin: çohuni vendoseni tritolin. E bëmë gati, kishim tritol në shtëpi. Shkoni në orën 4, tha.

Tritolin e merrnim në Tepelenë. E izoluam me ngjitës, 100–200 gramëshe, i bëra bashkë. U nisëm, përgatitëm makinën, u nisëm me makinën time. E dinte Lulzim Spahia lokalin. Shkuam atje, parkova afër lokalit. Laerti na tha ta hidhnim brenda në lokal tritolin.

Nuk po gjeja nga shkallët nga të hyja në kat të dytë. U ktheva prapë te makina, i them ta vendos te dyqani i rrobave poshtë. Mirë, thotë, vendoseni te dyqani. E vura te dera, ndeza fitilin dhe ika.

SPAK: Mes teje dhe Lulzimit, kush vendosi që eksplozivin ta vendosnit ju? E morët ju përsipër?

Tafani: Laerti vendosi ta hidhja unë. Po herën e parë s’gjeta shkallët, i thashë Lulzimit shko ti ta vendosje. I thotë Laerti: jo, jo, ta vendos unë.

SPAK: Mendon se të ka parë njeri atë natë?

Tafani: Po, ishte një fastfood hapur. Një njeri ishte në banak. Kaluan dhe dy veta aty. Pasi e ndeza ika me vrap unë te makina.

SPAK: Si u mor vesh se Noizy kishte një aktivitet aty?

Tafani: E dinte Laerti dhe Lulzimi.

SPAK: Po ngjarja mes Kleviol Ahmetit dhe Rigelsit, si u mor vesh?

Tafani: Nga TikTok-u, sepse e ndiqte shpesh Laerti Kleviolin. S’kishte çfarë bënte.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT