“Kush e ka prishur i ka borxh lagjes pastrimin menjëherë!” Braçe DENONCON nga njësia 10: H*le në mes të Myslym Shyrit (VIDEO)

Deputeti kritik socialist Erion Braçe, ka postuar ditën e sotme një video përmes së cilës ka denoncuar një ambient të ndotur në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.  Ku në trotuar ka disa mobilje shtëpiake të hedhura, kurse ngjitur tyre është në hapësisë biznesi kompletësisht e shkatërruar e mbushur me interte dhe mbeturina.

Gjatë videos, deputeti dëgjohet të thotë: “Gjëja më e rëndë është kjo gjëja tjetër këtu, shikoni këtë më falni për shprehjen po h*le në mes të Myslym Shyrit”

Ndërsa shoqëruar me videon, Braçe ka shkruar se nuk e di nëse objekti është prishur nga IMT, apo nga pronari por krijohet një pamje shumë e shëmtuar, e cila si pas tij mund të përdorej si një hapësirë shumë e mirë publike në rast se do të ishte e tillë për qytetarët e pallateve përreth.

“Tirana/10ta Ne #territor, si #deputet i Tiranes

Ne mes te Myslym Shyrit, ky nivel pislleku!

Nuk di ne e ka prishur IMT  dhe e ka lene keshtu apo e ka prishur i zoti dhe e ka lene keshtu;

Por cilido qe e ka prishur i ka borxh lagjes pastrimin e menjehershem; une nuk e di si mund te jesh kaq I papergjegjshem! Kjo eshte nje vater infesksioni me minj qe leviznin neper plehra; jo vetem duhet pastruar menjehere-eshte ne balline te rruges me te frekuentuar ne kete qytet, por edhe duhet dezinfektuar, dezisnsektuar!”, shkruan deputeti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT