Kompania spanjolle e Arkitekturës i jep fund përpjekjeve për të ndaluar resortin e vilave në Dhërmi, projekti “The Veil” nis të zhvillohet një vit pas problemeve me Policinë

Kompania ndërkombëtare arkitekturore me bazë në Spanjë, Bofill Taller de Arquitectura ka zbuluar imazhet përfundimtare të një resorti të ri në Dhërmi, i cili është aktualisht në ndërtim e sipër.

Projekti u njoftua për herë të parë në vitin 2024, në kontekstin e zhvillimeve të shumta të propozuara në të gjithë vendin gjatë dekadës së fundit, por në verën e 2025 punimet u ndaluan pas problemeve me Policinë e Vlorës, për lejen e zhvillimit.

Është një resort i vendosur përgjatë vijës bregdetare malore në jug të vendit. Dizajni i përgjigjet kushteve ekzistuese të peizazhit, një zonë bregdetare malore e rrethuar nga pyje që mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqes tokësore të Shqipërisë.

Kompania spanjolle e Arkitekturës i jep fund përpjekjeve për

Projekti synon të ruajë karakterin e pyllit duke u angazhuar me terrenin e thyer, shkëmbinjtë e dhëmbëzuar, shpatet e pjerrëta të maleve dhe pyjet e dendura të pishave dhe selvive.

Dhe bëhet fjalë për resortin “The Veil” që po ndërtohet nga kompania “Halisof”, në pronësi të Klaudio Rikos, i cili zë dy parcela, njëra më e madhe se tjetra, në të cilat janë të shpërndara 366 apartamente dhe 77 vila në gjashtëmbëdhjetë tipologji me madhësi dhe organizim të ndryshëm.

Në 5 qershor 2025, Policia e Vlorës ka konstatuar se punimet në këtë fshat turistik po kryheshin pa lejen e Bashkisë së Himarës dhe në pranga u vendos inxhinieri zbatues i punimeve. Më shumë se gjashtë muaj përpara se të ndodhte ky arrestim, Këshilli Kombëtar i Territorit kishte në tryezë lejen e zhvillimit për resortin “The Veil”, por nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me të.

Kompania spanjolle e Arkitekturës i jep fund përpjekjeve për

Tashmë, Klaudio Riko duket se ka angazhuar kompaninë e njohur ndërkombëtare të arkitekturës Bofill Taller de Arquitectura, e cila ka arritur të bindë Këshillin Kombëtar të Territorit për të të marrë lejen e zhvillimit e për të vazhduar punimet në terren.

© Newsbomb.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT