“Koha tregoi paaftësinë e saj!” Endri Meksi flet troç për çështjen e AKSHI-t: Nuk po mbroj Karçanajn, por s’besoj të ketë person që do dilte pa u bërë pis!

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Endri Meksi ka komentuar mbi çështjen e AKSHI-t dhe dosjen e SPAK-ut, duke sqaruar se përgjegjësia për procedurat e tenderëve dhe ankimimet i takon titullares së institucionit, Mirlinda Karçanaj, dhe jo Daniel Shimës. Ai thekson se periudhat e përmendura shpesh ngatërrohen, por faktet tregojnë qartë se Shima nuk ka qenë më në detyrë kur dosja është krijuar dhe trajtuar.

Përgjegjësia mbetet e saj, shkurt kaq! Ajo është titullarja, nuk ndryshon asgjë përtej detajit që ngatërrohet periudha në të cilën është dosja e SPAK-ut, ku është nëndrejtoreshë Ava Delibashi, jo me Daniel Shimën. Daniel Shima është shkarkuar në janar-shkurt 2024-ës dhe shumica e procedurave të tenderit që trajtohen në dosjen e SPAK-ut janë pas kësaj periudhe. Të gjitha ankimimet që janë objekt i asaj dosjeje dhe që janë krijuar në KPP i përkasin vitit 2025. Pra, Danieli s’ka qenë më. Danieli mund të ketë 150.000 faje të tjera, është regjistruar në shkurt në regjistrin e SPAK-ut si nën hetim me dosjen shtesë edhe të sekuestrimeve që u bënë tani në prill aty e kemi parë dhe do të vijojë, si mund ta themi kështu, karrierën e vet në SPAK. Por kjo nuk ka të bëjë me atë që thotë Mirlinda Karçanaj, ajo ka qenë titullarja e institucionit.”– tha Meksi.

Ai e paraqet figurën e saj si komplekse, duke e lidhur me historinë e hershme, karrierën në Partinë Socialiste dhe përfshirjen në AKSHI. Meksi thekson se nuk është në pozicionin e një mbrojtësi të saj, por as nuk e sheh të drejtë që ajo të reduktohet në etiketime të thjeshta, duke e vendosur debatin në kontekstin e dosjeve të SPAK dhe realitetit të një strukture të ndërlikuar si AKSHI.

Mendoj që është një figurë shumë komplekse, sidomos për këto gjëra që unë po them për dyshen Agasi-Beqiri dhe për të gjithë biznesmenët e tjerë. Nuk është e lehtë për ta gjykuar, dhe duke qenë edhe femër, mendoj se do ishte më mirë të mos i vëmë epitete, sepse është shumë komplekse. Unë e njoh Linda Karçanajn herët, që nga 2011. Ia di pak historinë dhe rrethanat e njohjeve të tjera jashtë punës. Është një vajzë që ka mbaruar me medalje ari, vjen nga një familje e shkëlqyer, ka pasur një karrierë të hershme në Partinë Socialiste si IT, duke ndihmuar në fillimet e sistemeve, dhe më vonë u përfshi te AKSHI. AKSHI është një strukturë shumë komplekse.

Koha tregoi që ihste paaftësi, por nuk di nëse sot në Tiranë do kishte persona që do dilnin “pa u bërë pis” nga AKSHI në një katërvjeçar. Nuk po e mbroj Linda Karçanajn. Jam unë që po i bëj zhurmë AKSHI-t. Pra, nuk është se po e mbroj, sepse ka nga ata komentues që duket sikur kam ndonjë hall për ta mbrojtur. Unë kam qenë edhe në dalje televizive vite më parë për ta mbrojtur, për të bërë PR-in e AKSHI-t, sepse më interesonte dhe e bëja. Por nuk është se kam mashtruar, thjesht kisha atë krah.

Sot, për ta trajtuar Linda Karçanajn, do ishte mirë t’i referohemi atyre gjërave që dimë nga dosjet e SPAK-ut dhe çfarë gjejmë të tjera informacione të sakta. Ndryshe, është një gjueti shtrigash ku mund ta bëjmë pis çdo ditë. Ajo dosje ka aq gjëra sa mund ta baltosim në një emision sa të duam. Nuk ishte e aftë për atë punë, për arsye se AKSHI u kompleksua shumë pas vitit 2016 dhe nuk mendoj se ishte më një person në gjendje për ta ndjekur.”– u shpreh Endri Meksi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT