“Koha për rezultate”, mesazhi i presidentit të KE-së para turit në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa do të zhvillojë një tur diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Këtë të dielë ai shkruan në një postim në rrjetin social X, se vizita e tij po bëhet me qëllim për të dërguar një sinjat të qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Këtë javë, do të vizitoj gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Vizita ime në rajon dërgon një sinjal të qartë: angazhimi ynë ndaj Ballkanit Perëndimor është real; dhe kështu është edhe mundësia e zgjerimit. Momenti është aty. Tani është koha për të dhënë rezultate”, shkruan Costa në X.

Kujtojmë se ky samit do të mbahet më 5 qershor në Tivat dhe përfaqëson një moment historik, pasi organizohet për herë të parë në Mal të Zi, i konsideruar së bashku me Shqipërinë si shtete pararojë të procesit të zgjerimit.

Programi përfshin dy seanca kryesore: një takim plenar dhe një drekë pune.

Takimi plenar do t’i kushtohet progresit në afrimin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe Axhendën e Rritjes, duke forcuar njëkohësisht stabilitetin rajonal, lidhshmërinë dhe qëndrueshmërinë.

Dreka e punës do të përqendrohet në politikën e zgjerimit, sfidat dhe mundësitë kryesore, si dhe në përafrimin me politikat dhe standardet evropiane, duke konfirmuar se zgjerimi mbetet një nga çështjet kryesore strategjike të Bashkimit Evropian.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT