“Këta mbajnë njëri-tjetrin”, Bamir Topi për marrëdhënien Rama- Berisha: Partitë e reja, hipokrizi pas hipokrizie

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën politike në vend gjatë një interviste në emisionin “Të Pa ekspozuarit” në MCN TV, ku u shpreh se Edi Rama dhe Sali Berisha janë në harmoni me njëri-tjetrin, pasi kanë ndërtuar vetë sistemin politik që i mban të dy në ekuilibër.

Sipas tij, njëri gëzon pushtetin si kryeministër pa rrezikuar nga asgjë, ndërsa tjetri përfiton benefitet e opozitës pa përbërë kërcënim real.

Për Topin, Berisha është sot një aset i vyer për Ramën, pasi nuk përbën rrezik për pushtetin aktual, ndërkohë që mbështetësit e PD-së kanë humbur shpresën dhe shumë prej tyre kanë emigruar.

Unë e di që këta janë bashkë. E kanë ndërtuar vetë sistemin të tillë, kanë qenë arkitektë të këtij sistemi. Pse? Numrat nuk gabojnë. Dihet që është shoqëri e profilit të majtë. Një pjesë e drejtuesve të PD, kanë qenë anëtarë të Partisë së Punës, janë të inspiruar nga një filozofi e majtë. Pastaj i dimë fare mirë shifrat. Edhe kur jemi rikthyer në pushtet, shifrat kanë qenë aty aty. Nuk bëhet fjalë më për statistika, ato dihen. Këtë e ka kuptuar edhe vetë Berisha, pasi e njeh situatën. Akordi është ky, do të vijojmë në këtë mënyrë që të ruajmë ekuilibrat. Është struktura e sistemit politik. Nëse humbet ekuilibri për pak shkatërrohet piramida. Këta mbajnë njëri-tjetrin. Njëri është kthyer në kryeministër që nuk rrezikohet nga asgjë. Tjetri kryetar opozita që përfiton të gjithë benefitet dhe nuk përben rrezik për asgjë. Rreziku më i madh që përbën, është për ata që kanë iluzionin se ai do ti sjellë prapë në pushtet.”- tha Bamir Topi.

Ish-presidenti solli shembullin e fluturimeve të shumta drejt Italisë, duke theksuar se profesionistët shqiptarë po realizojnë jetën e tyre jashtë vendit, ndërsa brenda mbeten kryesisht pensionistë dhe një shoqëri e reduktuar.

Do të them një element që nuk besoj ta kesh dëgjuar në studio. Gjatë udhëtimeve për motive punë, kur kaloj nga aeroporti Nënën Tereza, ka rreth 3-4 fluturime për çdo qytet të Italisë. Futen për të fluturuar drejt Italisë. Është shumë e vështirë të gjesh vend nëse nuk e ke prenotuar një kohë më parë. E njëjta gjë në kthim. Çfarë do të thotë? Ka shumë njerëz, që janë profesionistë, dhe atë që duhet të bënin në vendin e tyre, e ralizojnë në Itali, Francë, Gjermani. Hidraulikë, marangozë, arkitektë… E kam të konfirmuar. Atë që nuk i ofron tregu i punës në Shqipëri e realizojnë atje. Ikin, vijnë, garantojnë jetesën. Pastaj këtu është një grup që nuk garanton as mbijetesën, pensionistë. Kjo shoqëri nuk e ka më barrën e të papunëve. Kryeministri nga kjo pikëpamje është i qetë. Ata që mbeten pa punë, janë kontigjent i demokratëve, që të pashpresë, ikën dhe morën drejtim tjetër, as opozita nuk i ka më mbështetje. Është krijuar ekuilibër brenda një shoqërie të reduktuar. Në këto kushte vijojnë bashkëpunimin, bëjnë hipokrizinë e rradhës. Historia nuk është më te lidershipi por te njerëzit, që vijojnë të hipnotizohen.”- tha Topi.

Në lidhje me zgjedhjet, Topi nuk u shpreh optimist dhe nuk sheh ndonjw ndryshim nw tw ardhmen.

Nuk shoh të ketë ndonjë presion. Flasim çfarë konstatojmë në këtë moment. Nëse zgjedhjet do ta bëheshin nesër, besoj se është e njëjta situatë. Ka edhe një iluzion te partitë e reja, ta jep ndjesinë gara elektorale, duket sikur të mbështesin njerëzit, por këtu është një hipokrizi tjetër. Këtu komunikon me ty, pastaj shkon me tjetrin.” tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT