Kandidatët “anonimë”, shpërthen ish-deputeti: “Merjemizimi dhe Zeqinezimi” po degjenerojnë dhe degradojnë politikën shqiptare

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka reaguar ashpër ndaj liderëve politikë të PS-së dhe PD-së, duke i akuzuar se po degjenerojnë dhe degradojnë politikën shqiptare përmes përfshirjes së figurave të panjohura në politikë.

Sipas tij, “pazari” i vitit 2008 bëri që kryetarët e partive të përzgjedhin kandidatët për deputetë, duke i larguar ata nga zgjedhja e drejtpërdrejtë e qytetarëve.

Kjo ka vrarë garën dhe sovranitetin e votës, si dhe ka shtuar në masë servilizmin ndaj kryetarit, deri aty sa të quhen ‘Skënderbe’. Kjo i ka shndërruar kupolat drejtuese të partive në një tufë vemjesh, pa personalitet, pa dinjitet e pa integritet, por thjesht frymorë amorfë, që për kryetarët janë thjesht gjallesa me emra njerëzish”, tha ai.

Sipas Murrizit, duhet prishur “pazari i qelbur” i prillit 2008, në mënyrë që të “pastrohet” politika shqiptare.

Postimi i plotë i Murrizit:

Merjemizimi dhe Zeqinezimi i politikës shqiptare janë fenomene të degjenerimit dhe degradimit të demokracisë, ku interesat personale të një grushti individësh shkatërrojnë gjithçka vetëm për një karrige të qelbur të “menderes” së tyre të “shqyer”.

Ky degradim ka ardhur duke u rritur që nga prilli i vitit 2008, kur pazari i pistë për autokraci dhe “kryetarokraci” brenda forcave kryesore politike, PS-PD, solli një sistem zgjedhor bastard, ku pseudo-deputetët nuk zgjidhen nga qytetarët, por emërohen nga kryetarët.

Kjo ka vrarë garën dhe sovranitetin e votës, si dhe ka shtuar në masë servilizmin ndaj kryetarit, deri aty sa të quhen “Skënderbe”, duke i shndërruar kupolat drejtuese të partive në një tufë vemjesh pa personalitet, pa dinjitet e pa integritet, por thjesht frymorë amorfë, që për kryetarët janë thjesht gjallesa me emra njerëzish.

Të paktën sot PD nuk e vazhdoi atë teatër turpi që dje u shfaq në çdo portal, media e ekran si “garë”.

Po nuk u prish pazari i qelbur i prillit 2008, kurrë nuk pastrohet politika dhe Shqipëria nga qelbanikë të pështirë që karrierën e ndërtojnë me “gjuhë”, duke lëpirë “menderen” e kryetarëve sa kohë janë në karrige, e duke lehur si kone apo buçe të zgjebosura pas “pilafit”, kur kryetarët i flakin si leckë.

Kandidatët “anonimë”, shpërthen ish-deputeti:

Postimi i Murrizit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT