“Ishte pa gjumë, nuk e nxjerrin në diell”, Monika Kryemadhi flet për herë të parë për pamjen e Ilir Metës: Nga mendja është snajper, kostumi i bie i madh por është mirë

Monika Kryemadhi, tashmë ish-bashkeshorte e Ilir Metës, ka komentuar për herë të para publikisht pamjen e Presidentit, duke deklaruar në media se ai gëzon shëndet të plotë fizik dhe nga ana psikologjike është “snajper”.
“Po të shohësh posturën e Ilir Metës është më i drejtë se ç’e ka patur. Kostumin e ka patur 56 duhet ta kishte 52, nga mendja dhe të shprehurit ishte snajper”, është shprehur ajo.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Monika Kryemadhi ka folur edhe për shqetësimin e madh që shkaktoi në publik ngjyra e lëkurës dhe fytyra e ish-bashkëshortit të saj, pas 18 muajsh në qeli i akuzuar bashkë me të për disa vepra penale.
“Nga imazhi dukej i pagjumë, i bardhë, nuk del në diell dhe ky është një nga problemet qe ka, më kanë thënë dhe fëmijët, kur i ka thënë ish-gjyqtares Irena Gjoka, që i thonte të bëhej gjyqi në orën 12 sepse ai kishte orën e ajrosjes.
Ndjenja e respektit tim si baba i fëmijëve të mi vazhdon, është gjyq politik, proces i iniciuar nga Yuri Kim dhe Altin Dumani. Fëmijët shkojnë me motrën e Ilirit njëherë në javë që çojnë ushqime, fëmijët e bëjnë me radhë. Është bërë rutinë, që presin gjithë ditën ta takojnë”, ka thënë më tej Monika Kryemadhi.