Ish-kandidati i Bashës nxjerr SKENARET: 5 vite më parë demokratët e Korçës u mblodhën kundër tij (REAGIMI)

Ish-kandidati i Partisë Demokratike-Euroatlantike, Shpëtim Agolli ka zbuluar së fundmi se si pas humbjes së zgjedhjeve në 2021 demokratët e Korçës u bënë bashkë me projektin “Basha ik”.
Duke publikuar foton e cila daton më 15 maj të 2021, ku dhjetëra demokratë shfaqen teksa diskutojnë në një tavolinë të përbashkët, Agolli zbulon se ai së bashku me të pranishmit e tjerë janë bërë bashkë për të dalë kundër kreut të Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Bashës.
“Ishte 5 vjet më parë më 15 maj 2021 fill pas humbjes së zgjedhjeve dhe jo kur z.Basha më 8 shtator të atij viti pezulloi Saliun nga grupi parlamentar i PD-sê. Lexoni çfarë kam shkruar atë ditë: Nishani me projektin “Basha ik” në Korçë ka mbledhur 7 persona, se 6 janë vetë projektuesit” shkruan Agoli në postimin e bërë.
Më tej, Agolli zbulon se në mesin e demokratëve ka qenë i pranishëm dhe ish-deputeti i Korçës i PD-së i viteve 1992-1996, Stratobërda, i cili prej kohësh nuk është parë më në PD.
“I zhdukur” prej vitesh nga jeta politike, ditën e sotme socialisti Taulant Balla publikoi një foto të Lulzim Bashës i cili shfaqet në bordin e një avioni.
Postimi i Shpëtim Agollit: